Komuniteti i biznesit, përfituesi kryesor i nismës “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, e konsideron këtë skemë si pozitive dhe të nevojshme, pasi mijëra sipërmarrje e kanë të pamundur të marrin kredi në sektorin bankar.
Florian Zekja, nga shoqata “Pro Eksport”, është i mendimit se limitet e vendosura për përfituesit së bashku me qëllimin e përdorimit të fondeve janë kufizuese për shumë biznese.
“Nëse një biznes ka mbi 249 punëtorë dhe kalon me xhiro 1 milion euro në vit nuk mund të aplikojë për t’u bërë pjesë e këtij programi, kur ndërkohë ka shumë ndërmarrje në sektorin e manifakturës që kanë 300-400 punëtorë dhe kanë nevojë për financim. Ndaj ky kriter do të favorizojë vetëm një numër të vogël ndërmarrjesh”, tha Zekja.
Programi parashikon që do të mbështeten vetëm biznese që kanë nevojë për investim dhe përmirësim të aktivitetit të tyre. Kredia nuk do të përdoret për dy qëllime:

“Sa i përket biznesit fason, ne blerjen e lëndës së parë e kemi të rëndësishme në aktivitetin tonë. Kjo është një masë që na kufizon. Njëkohësisht kredia nuk do të përdoret as për kapital qarkullues, për nevojat tona, kur ndërkohë në garancinë e aplikuar më parë vetëm për sektorin tonë kjo ishte e parashikuar”, tha Zekja.
Përfitues të kësaj skeme do të jenë të gjithë llojet e biznesit, por një fokus i veçantë që do të mbulohet me kolateral 70% nga shtetit do të jetë bujqësia.
/vizionplus.tv





