03 June 2026
Kalo te përmbajtja

Sandokan

Sandokani është rikthyer. Pesëdhjetë vjet pas serialit të famshëm të Rai-t që e shndërroi në ikonë, heroi i lindur nga pena e Emilio Salgarit kthehet sërish. Një histori e përjetshme që na çon në toka ekzotike dhe koh...

Për serialin

Sandokan

Sandokani është rikthyer.

Pesëdhjetë vjet pas serialit të famshëm të Rai-t që e shndërroi në ikonë, heroi i lindur nga pena e Emilio Salgarit kthehet sërish. Një histori e përjetshme që na çon në toka ekzotike dhe kohë të largëta: në Borneon e gjysmës së parë të shekullit XIX, mes popujve që luftojnë për liri dhe fuqive koloniale të shtyra nga lakmia e verbër dhe e egër.

 

Këtu do të përjetojmë ngritjen e Tigrit të Maljzisë, do të zbulojmë takimin e tij me Marianën, Perlën legjendare të Labuanit, dhe do të jemi dëshmitarë të përplasjes epike me armikun e tij të përjetshëm: Xhejms Brukun, gjuetarin brilant dhe të pamëshirshëm të piratëve.

 

Por këtë herë ka edhe më shumë.

 

Seriali i ri rrëfen origjinën e mitit: kush është vërtet Sandokani? Si u njoh ai me besnikun e tij, Janezin? Si nisi dueli i pafund mes tij dhe Brukut? Dhe ç’rol do të ketë Mariana — krenare dhe e pathyeshme — në ndryshimin e fatit të tij përgjithmonë?

 

Do të hyjmë në zemrën e personazhit që frymëzoi breza të tërë, duke zbuluar një burrë të dashuruar me lirinë: atë të vetën dhe të ekuipazhit të tij. A është kjo thjesht beteja e një pirati që lufton për veten, apo për diçka shumë më të madhe?

 

Besnik ndaj frymës aventureske të romaneve të Salgarit, Sandokani ndërthur traditën e një rrëfimi të madh popullor me ambicien e një historie thellësisht bashkëkohore, të aftë të magjepsë shikues të çdo moshe.

 

Dhe ndërsa na çon në një botë duelesh, dashurie dhe idealesh të mëdha, kjo aventurë e re prek tema urgjente dhe aktuale: shfrytëzimin e natyrës në emër të progresit, zhdukjen e kulturave të lashta, brutalitetin e kolonializmit, çmimin e lirisë, identitetin dhe mbrojtjen e planetit tonë.