Marrëdhënia mes Fabjolës dhe Adionit është një nga më të komentuarat, si brenda fermës ashtu edhe jashtë saj.
Deklaratat e Adionit për një lidhje të lënë jashtë dhe hyrja e vëllait të Fabjolës në Ferma VIP, me një kundërshtim të hapur për marrëdhënien që ajo po krijon aty kanë krijuar shumë polemika.
Ish-fermerja Fairfax, e ftuar në studion e Living Day në Vizion Plus, zbuloi një bisedë që kishte bërë me Adionin gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP.
Sipas saj, ai është ende i lidhur emocionalisht me një vajzë jashtë fermës, ndërsa tregoi se vetë Adioni e kishte pranuar këtë gjë. Madje, Fairfax shtoi se ai kishte edhe plane për martesë.
Sa i përket Fabjolës, ish-fermerja u shpreh se e sheh atë shumë më të përfshirë në këtë marrëdhënie dhe se ka pëlqim të vërtetë për Adionin.
Pjesë nga biseda:
Fairfax: Unë mendoj që Ola ka një pëlqim, Adi jo. Unë e kam pasur vetë një diskutim me Adin dhe është shprehur për gocën që ai ka jashtë, se donte të martohej me të. Dhe unë i thashë në dasmë, domethënë ishallah po na fton të vijmë në dasmë të hedhim lekë. Jam e sigurt që s’ka asnjë lloj pëlqimi. Ola është yll, gocë e bukur, e zgjuar, s’ke si mos ta pëlqesh. Por, kur e ke zemrën diku tjetër…
Lahe: Pra, Adioni është i dashuruar me një vajzë jashtë ferme?
Fairfax: Po, me një vajzë që ka qenë i lidhur. Dhe ajo nuk do të jetë më me të e këtij i ka ngel si peng.
/vizionplus.tv





