Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd pranë Labinotit.
Mjeti me të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve ka dalë nga rruga, për pasojë ka humbur jetën 45 vjeçari A.K, ndërsa gruaja ndodhet në spital.
Njoftimi:
Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





