Presidenti Bajram Begaj është takuar me kongresmenin Keith Self në Teksas të SHBA-ve.
Me anë të një postimi në “X”, Begaj ka falenderuar kongresmenin amerikan për vëmendjen ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor.
Presidenti shton gjithashtu se me Keith Self u diskutua edhe rëndësia e pranisë së SHBA-ve në rajon si dhe roli i NATO-s dhe KFOR-it.
“Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin @RepKeithSelf në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor. Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, shkruan presidenti Begaj në rrjetin social “X”.
It was a pleasure to meet Congressman @RepKeithSelf in Texas, whom I thanked for his attention to the Albanian issue and the Western Balkans.
We exchanged thoughts and perspectives on the importance of the U.S. presence in the region, the role of the region itself, NATO and… pic.twitter.com/S2dgz16ltJ
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 25, 2026





