Debate të forta kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme Ferma Vip.
Shkak është bërë ulja e çmimit të madh, nga 200 mijë euro në 149 mijë euro.
Iliri ka qenë një nga shkaktarët kryesorë për këtë, duke shkelur rregullat e dhëna nga Agai e që për pasojë kanë çuar në këtë vendim.
Por në argumentin e tij, Iliri ka thënë se shkak është prezenca e Gresës në fermë.
“Deri në momentin që do dalë Gresa. Nëse doni të dilni me zero euro, le ta mbajnë, bëra një lëvizje shkak-pasojë”, tha Iliri.
Por fermerët e tjerë kanë qenë kundër dhe kanë kërkuar me shumë respekt për sfidat e dhëna nga Agai.
Kundër Ilirit kanë dalë edhe opinionistët, të cilët i kanë kërkuar fermerit të tregojë respekt për lojën dhe pjesëmarrësit e tjerë.





