Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që të lejojë...

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë 130 sportistë...

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon qeverinë se...

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK jep detaje...

Berisha: S’bashkojmë votat me Ramën, PS do të ndryshojë...

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e 2 personave,...

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses:...

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi: Lamtumirë shqiptar...

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon të jetë...

“Final”, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim, njërit...

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej vitit 2012, asnjë mësues nuk po hiqet nga puna

23 Prill 12:59

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në interpelancën lidhur me licencimin e mësuesve, sqaroi se ky nuk është një vendim i ri, duke cituar edhe bazën ligjore, referuar ligjit për profesionet e rregulluara të vitit 2011 dhe ligjit për arsimin parauniversitar të vitit 2012.

“Më vjen keq që një grup deputetësh nuk i shoh në sallë, do të thotë nuk janë të interesuar, por paskan firmosur një kërkesë për interpelancë pa qenë fare të interesuar”, tha Kumbaro duke iu referuar deputetëve të opozitës që kishin thirrur interpelancë, por kishin braktisur sallën. “Në nenet 7 dhe 8 të ligjit “Për Profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” dhe që ka hyrë në fuqi në 12 janar të vitit 2011, përcaktohet se personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, deklaroi ministrja Kumbaro.

“Ndërkohë ka edhe një saktësim që dua ta bëj, ose një të vërtetë të madhe që dua ta qartësoj sot: Është e përcaktuar shumë qartë edhe në ligj, se mësuesit të cilët kanë qenë të punësuar në sistem, para vitit 2011, përpara se ligji për profesionet e rregulluara, të ketë hyrë në fuqi, përjashtohen nga ky detyrim! Sepse ligji nuk ka fuqi prapavepruese!”, tha Kumbaro.

Gjithashtu, gjatë interpelancës, ministrja Mirela Kumbaro iu referua saktësisht nenit në fuqi për detyrimin e provimit të shtetit:

“Detyrimi për licencimin e mësuesve, ka filluar që me miratimin e ligjit nr. 69/2012. Mësuesi i arsimit fillor, i arsimit të mesëm të ulët dhe i arsimit të mesëm të lartë, mësuesi i shkollave të arsimit të orientuar, mësuesi i kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale, mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara dhe mësuesi me diplomë të ngjashme ose të përafërt me diplomat në fushat/lëndët e mësimdhënies në arsimin parauniversitar ushtron profesionin pasi: të ketë kryer me sukses praktikën profesionale; të ketë kaluar me sukses provimin e shtetit në fushën e formimit të tij, siç parashikohet në ligjin nr. 10 171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij”, tha ministrja e Arsimit.

Më tej, minsitrja Kumbaro sqaroi se udhëzimi i muajit shkurt 2025, për të cilin është thirrur interpelanca, nuk bën asgjë tjeter perveçse rimerr referencen ligjore te ligjeve te sipërpermendura:

“Dhënia e provimit të shtetit nuk është një pengesë, por një garanci, një instrument që vendos barazi për të gjithë ata që hyjnë në profesion, duke siguruar që çdo mësues të përmbushë të njëjtat standarde profesionale, pavarësisht kohës apo mënyrës së hyrjes në sistem. Është e rëndësishme të qartësohet se ky proces nuk synon të krijojë pasiguri apo të penalizojë askënd, por të ndërtojë një sistem më të drejtë dhe më të qëndrueshëm në afatgjatë. Dhe mbi të gjitha, dua ta them shumë qartë: nuk po hiqet askush nga puna! Por po shoqerojme me komunikim dhe trajnim edhe ata pak mesues qe ende nuk e kane kryer kete detyrim ligjor, pa u cenuar aspak sigurine juridike apo profesionale , qe nuk e di se nga e shpikët! Nuk ka asnjë politikë, asnjë vendim dhe asnjë nismë që synon largimin e mësuesve nga vendet e tyre të punës për shkak të këtij procesi”, tha ndër të tjera Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro kërkoi që ligjet të kuptohen drejt, si mekanizma që garantojnë drejtësi, transparencë dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.

Posted Under:
Anash Sociale Vendi
Tagged:
Kumbaro Mësuesit provimi i shtetit

Nga e njëjta kategori

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që të lejojë anijet e saj të kalojnë në Hormuz

më shumë...

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

më shumë...

Kosova shpall të premten ditë zie në nder të akademikut Rexhep Qosja

më shumë...

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore për vizitorët dhe turistët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:21

Koreja e Jugut i kërkon Teheranit, që...

4:06

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë...

3:47

Kosova shpall të premten ditë zie në...

3:21

Hapet Muzeu Etnografik në Durrës, kushte bashkëkohore...

3:17

Shuhet zjarri masiv në landfill, hetohen shkaqet...

3:13

Shkodra pret turneun e tenisit, marrin pjesë...

2:46

Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin...

2:37

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon...

2:21

Goditja e call center-ave në Tiranë, SPAK...

2:14

Studimi: Sëmundja e heshtur e mëlçisë që...

2:10

Berisha: S’bashkojmë votat me Ramën, PS do...

2:00

Siguroi kushtet dhe mjetet për vrasjen e...

1:45

Begaj reagon pas ndarjes nga jeta të...

1:31

Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në...

1:26

Shuarja e akademikut Qosja, Rama mesazh ngushëllimi:...

1:00

Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të...

12:59

Kumbaro: Provimi i shtetit detyrim që prej...

12:53

Deputeti i PD paraqitet në SPAK, do...

12:51

Presidenti Begaj nga Teksasi: Ëndrra amerikane vijon...

12:34

Shuhet akademiku Rexhep Qosja, la gjurmë të...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.