Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më...

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë...

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo: Parlamenti është...

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së 2013-ës

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u soll ndryshe

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së, kontrollet do të forcohen

21 Prill 19:54

Eksperti i sigurisë ushqimore, Ilir Pilku tha se përmirësimi i kontrolleve sa i përket sigurisë ushqimore është një detyrim që vjen drejtpërdrejt nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Pilku u shpreh se standardet europiane nuk janë më një objektiv i largët, por një detyrim konkret që kërkon përfshirjen e të gjitha hallkave të sistemit.

Eksperti nënvizoi se siguria ushqimore nuk varet vetëm nga shteti dhe konsumatori, por nga tre aktorë kryesorë, prodhuesit dhe përpunuesit, si hallka bazë e zinxhirit, shteti, që duhet të garantojë zbatimin e ligjit përmes kontrolleve  dhe konsumatori, që duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe aktiv

Pilku theksoi se konsumatori ka një rol të rëndësishëm në identifikimin e produkteve problematike, si ato pa etiketë apo me afat të skaduar, duke i raportuar ato pranë institucioneve përkatëse.

Ai shtoi se Shqipëria nuk duhet të mendojë më vetëm për konsumatorin vendas, por për një treg më të gjerë.

INTERVISTA:

Jemi mësuar të dëgjojmë për pesticide, kemikate të rrezikshme apo mashtrime me etiketat, dhe gjithmonë jemi gati të kritikojmë shtetin për kontroll të dobët. Cila nga këto është në fakt rreziku më i madh për sigurinë tonë ushqimore?

Ilir Pilku: Patjetër që kontrollet dhe funksionimi i institucioneve përkatëse do të vijë në një nivel më të lartë, sepse është një detyrim i integrimit europian. Kjo ishte pjesë e diskutimit në eventin ku mori pjesë edhe Kryeministri, ku u prezantuan gjetjet e fazës së parë të procesit të skrinimit, një detyrë që vjen nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me inspektorët e BE-së për sigurinë ushqimore.

Çështja e sigurisë ushqimore ka dy aspekte, shteti që duhet të vendosë rregulla dhe ne konsumatorët që duhet të lexojmë etiketat. Cili është raporti midis këtyre, cili është më i rëndësishëm?

Ilir Pilku: Çdo pjesë ka rëndësinë e saj, por në realitet janë tre aktorë, jo dy. Aktori kryesor është prodhuesi dhe përpunuesi, të cilët shkojnë në sinkron, i dyti është shteti, i cili duhet t’i kontrollojë për zbatueshmërinë e ligjit dhe hallka e fundit është konsumatori. Konsumatori duhet të jetë më i ndërgjegjësuar kur identifikon një produkt me problematikë, pa etiketë apo me skadencë të kaluar, dhe duhet t’u drejtohet institucioneve për të ndarë këtë informacion.

Cili do të ishte aspekti më i vështirë për ne që t’u afrohemi standardeve të Bashkimit Europian?

Ilir Pilku: Të jemi të sinqertë, janë të gjithë operatorët e biznesit, që nga ai që prodhon fidanin, tek fermeri në tokën bujqësore dhe ai që e merr produktin si lëndë e parë për përpunim. E gjitha kjo lidhet me një fjalë të vetme, gjurmueshmëria e produktit që tregtohet në supermarket. Tashmë nuk flasim vetëm për konsumatorin shqiptar, por flasim me një gjuhë për konsumatorin europian, duke përfshirë këtu edhe atë shqiptar.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Ilir Pilku Siguria ushqimore Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

më shumë...

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët që më ka ardhur keq

më shumë...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

më shumë...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar si heronj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

10:04

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy...

10:03

Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos...

9:49

“Nuk ndjek asnjë seancë pas 2009”, Milo:...

9:44

Milo: Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së...

9:40

Milo: PS i eliminoi aleatët, PD u...

9:28

Milo “pa dorashka” në Quo Vadis: Ndryshimet...

9:15

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb...

8:58

Britania miraton ligjin historik, ndalon shitjen e...

8:58

SPAK sekuestron 40 mln euro, pasuri dhe...

8:52

Kërcënim për bombë në aeroportin e Groenlandës,...

8:49

Kryeministri i Libanit: Nuk frikësohemi nga Hezbollah,...

7:54

Eksperti Pilku: Siguria ushqimore detyrim i BE-së,...

7:53

“Hec moj aty …”, acarohen tonet në...

7:40

Trump: Do ta zgjasim armëpushimin me Iranin

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.