Gazetari Klevi Muka ka ngritur akuza të forta nga studion e QUO VADIS lidhur me mënyrën se si po zhvillohen proceset gjyqësore ndaj figurave politike në vend.
Ai u shpreh se proceset gjyqësore zgjasin në kohë, duke i cilësuar si procese pa fund, me qëllim.
Nga ana tjetër, avokati Leonard Karaj kritikoi punën e sistemit të drejtësisë. Ai ngriti pyetje mbi fokusin e hetimeve, duke përmendur mos hetimet e dosjes “21 Janari” dhe “Gërdeci”.
Pjesë nga biseda:
Muka: Për të dy liderët e opozitës së fundit, Meta e Berisha, ne kemi procese që zgjasin në kohë, por nuk kapen diku, s’kanë fund. Këtu është bërë masakër. Jemi i vetmi vend në rajon që ka naftë, ne sot s’kemi një rafineri, kemi naftën më të shtrenjtë sot që flasim. Kemi pasuri minerale, këtu është toka e artë, dhe këta kapen me një kompleks.
Borakaj: Është e qëllimshme kjo?
Muka: Patjetër që po. Është e qëllimshme. Është qark i pafund.
Karaj: Këtu nuk duan të lodhen. Deri në 2016 prokurori edhe dilte nga zyra. Nga 2017 e këtej s’del as nga zyra, është bërë për rehati. Pse e heton Berishën për klubin “Partizani” dhe nuk merresh me 21 Janarin apo Gërdecin, se këtu flasim për jetë njerëzish.
/vizionplus.tv





