Ngjarja e dy ditëve më parë, ku një pallat u përfshi nga flakët, rikthen në vëmendje sigurinë e ndërtimeve dhe cilësinë e materialeve që përdoren në to. Ekspertët e fushës theksojnë se respektimi I standaarteve teknike është vendimtare për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen nga zjarri. Lidhur me këtë të fundit, rreguillorja e mbrojtjes ndaj zjarrit parashikon tipoligji të ndryshme sipas lartësisë.
“Në ndërtimet e viteve të fundit përdoren shuëm tipologji materialesh duke filluar që nga fasada strukturale tipologji kapod, veshje fasade nga më të ndryshmet në të cilat mundtë përmednim: materiale veshje alumini, pllaka qeramike, pllaka guri, kompozitë. Secila prej tyre ka specifikimet e veta teknike. Rregullorja e mbrojtes ndaj zjarrit ka disa tipologji. Deri në 50 m lartësi ke disa kushte tekniketë cilat duhet të merren parasysh. Nuk janë vetëm kushte teknike të materialit,pasi edhe godina për mbrojtjen ndaj zjarrit funksionon si një e tërë”, shprehet Genti Shtembari, arkitekt.
Ndërkohë, Bashkia Tiranë është në pritje të një akt-ekspertize që do të zbardhë shkaqet e ngjarjes. Në vijim pritet të nisë edhe procesi i dëmshpërblimit për banorët e prekur.
Me marrjen e akt- ekspertizës, do të shohim edhe legjislacionin se ku takon cështja e dëmshpërblimit. Normalisht që në këtë rast kryeministri ka deklaruar që pallati do të ndërtohet nga ndërtuesi. Kështu, bashkia tiranë është në komunikim të plotë qoftë me pushtetin qëndror ashtu edhe me firmën përkatëse përsa i përket pjesës që do të marrë bashkia për cështjen e dëmshpërblimeve të banorëve, tha Dritan Dango.
Përkohësisht Banorët janë strehuar në banesa sociale dhe konvikte.





