Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e sigurisë Ajola Xoxës.
Pasi dosja kaloi për gjykim, ku ajo është e pandehur, avokati i saj njoftoi se Xoxa është shtatzënë.
Kjo ka shërbyer si arsye që togat e zeza t’i shfuqizojnë masat e sigurimit.
Më herët, ajo kishte detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes nga vendi.
Ndaj saj, SPAK ka ngritur akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
/vizionplus.tv





