Ky është qumështi pluhur i kompanisë Danone i cili është vendosur që të tërhiqet nga tregu. Vendimi është njoftuar nga vetë kompania franceze.
Ky vendim vjen për shkak të dyshimeve se një nga seritë e prodhimit të këtij qumështi mund të përmbajë mikroorganizma apo bakterie.Ky produkt shitet edhe në tregun vendas, ku tregtarët kanë marrë masa për ndalimim e shitjes së tij.
Një prej tyre është dhe kompania Rossmaan Lala. Kjo e fundit, në një sqarim publik informon qytetarët se ka tërhequr të gjithë produktin nga dyqanet. Në kuadër të transparencës këto janë dy seritë e prodhimit për të cilat kompania Danone kërkon tërheqjen e tyre nga tregu.

Megjithatë, kompania Danone njofton se deri më tani nuk ka raportime zyrtare për praninë e mikroorganizmave, por kjo masë konsiderohet paraprake, deri në një analizë finale të produktit. Qumështi shitet edhe në qyqane markete dhe farmaci, ndaj apeli që vjen për konsumatorët është që të bëjnë kujdes dhe të verifikojnë kodet e serisë së prodhimit.
Kompania Rossmann Lala si një nga tregtarët në vend informon konsumatorët se çdo produkt i blerë në rrjetin e dyqaneve do të rimbursohet, por nuk dihet a do të kenë të njëjtin qëndrim dhe subjektet e tjera tregtare. Një ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkoi nga të gjitha njësitë tregtuese në vend që të tërheqin këtë produkt nga tregu, ndërsa konsumatorët që e kanë blerë atë duhet ta kthejnë te pikat e shitjes.
/vizionplus.tv





