Alfred Muharremi, anëtari i Këshillit Bashkiak dhe Eda Grimci, përfaqësuese ligjore e Partisë Demoratike, të ftuar në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, nën moderimin e Pranvera Borakajt kanë debatuar lidhur me reformën në drejtësi, rolin e SPAK-ut dhe akuzat politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Muharremi tha se opozita me një kryetar “non grata” (Sali Berisha) ka minuar demokracinë. Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i Grimcit.
Debati:
Muharremi: SPAK është një organizëm fëminor. PS kërkon që një gjë që e merr, ta marrë nga A-ja dhe ta çojë të ZH-ja. Në këtë vend nuk duhet të ketë më njerëz që futen në burg pa fakt dhe pa një vendim të formës së prerë.
Borakaj: Pse nuk e kishin këtë qëndrim dhe për të tjerët që kanë ikur?
Muharremi: Reforma në Drejtësi nuk është vetëm SPAK. Opozita ka harruar që kryetarin e tyre e kanë “non grata” dhe kanë minuar demokracinë.
Grimci: Kryetari i opozitës nuk vjedh taksat e shqiptarëve, është kryetar partie dhe nuk menaxhon jetën dhe buxhetin e shqiptarëve.
Muharremi: Në politikë nuk të bashkon ligji, të bashkon ideali.
Grimci: Partia e patronazhistëve ka ideal?





