Dalin nga burgu tre të arrestuarit për vrasjen e Martin Çeços
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë për tre nga të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Ceco në Korçë.
Lexo edhe :
Related Posts
Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo janë liruar nga qelia, pasi masa e sigurisë ndaj tyre është ndryshuar nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Ndërkohë, për Tina Pajollarin, gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë arrest me burg.
Çështja vijon të jetë në proces gjyqësor./vizionplus.tv






