Aktristja dhe modele franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi të dielën, më 28 dhjetor, Fondacioni Brigitte Bardot. Fondacioni nuk bëri të ditur vendin dhe orën e vdekjes së saj.
Bardot u pa për herë të fundit publikisht më 28 shtator 2024, në ditëlindjen e saj të 90-të në Saint-Tropez, ndërsa më parë, në korrik 2023, ajo ishte fotografuar duke pozuar me një qen në Francë. Në tetor, u raportua se aktorja kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ajo nisi karrierën si modele, duke dalë në kopertinën e revistës Elle në moshën 15-vjeçare, dhe më pas u bë e njohur ndërkombëtarisht me rolin e saj në filmin e vitit 1956, And God Created Woman. Bardot u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973 dhe iu dedikua aktivizmit për të drejtat e kafshëve, duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot për Mbrojtjen e Kafshëve në 1986.

Gjatë jetës së saj, Bardot përballoi probleme shëndetësore, përfshirë kancerin e gjirit dhe një tentativë për vetëvrasje, si dhe u përfshi në kontroversa për deklarata të ndryshme, përfshirë kritikat ndaj lëvizjes #MeToo dhe gjobat për nxitje të urrejtjes racore.
Ajo u martua katër herë dhe kishte një djalë, Nicolas-Jacques Charrier, nga martesa me Jacques Charrier. Bardot ka shprehur hapur mosdëshirën për të qenë nënë, duke shkruar në kujtimet e saj Initiales B.B.: “Nuk jam krijuar për të qenë nënë.”
/vizionplus.tv





