Pas verifikimit që kreu në paraburgimin e Durrësit për kushtet në të cilat Erion Veliajt i janë kryer viztat mjekësore, Avokati i Popullit doli në përfundimin se kryebashkiakut iu prek privatësia mjekësore.
Fjala është për vizitën mjekësore kolonoskopike të 31 korrikut, vizitë të cilën kryebashkiaku e konsideroi shkelje të dinjitetit sepse prezent ishte dhe policia e burgjeve.
Për këtë arsye, kryetari i bashkisë së kryeqytetit njoftoi Avokatin e Popullit, institucion i cili thotë se vizitat mjekësore që duhet të mbeten konfidenciale.
Ndërkaq, Drejtoria e Burgjeve thotë se kjo është konform një urdhëri të vitit 2019. Por Avokati i Popullit pretendon se urdhri duhet ndryshuar konform standardeve ndërkombëtare./vizionplus.tv





