Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 July 2026
Vizion fokus

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e të nxehtit...

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet...

Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon pemët në...

E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)

Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz Goktas

“Ata nuk ishin atje për ne”, Trump: Marrëdhënia me...

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap drejt anëtarësimit...

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane, nisin homazhet...

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt...

Eksperti i ekonomisë: Paqja fiskale lehtëson bizneset, ja rreziku që mbart

23 Dhjetor 21:20

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave Petrit Malaj, dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ditën e sotme zhvilluan një takim me komunitetin e biznesit, në një dialog të hapur për nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi, që synon formalizimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike duke përgatitur sipërmarrjen për procesin e integrimit europian.

Rama tha se paqja fiskale është një nismë që lehtëson qindra biznese, ndërsa theksoi se zbatimi i nismës do të fillojë në janar të vitit 2026.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, eksperti i ekonomisë Klodian Muço shprehet se paqja fiskale përbëhet nga dy faza kryesore.

Sipas tij, faza e parë lidhet me faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura.

Muço thekson se rishikimi i bilanceve të tre viteve të fundit u krijon bizneseve mundësinë të deklarojnë të ardhura të padeklaruara më parë, duke ndihmuar në uljen e informalitetit. Megjithatë, ai paralajmëron se ekziston rreziku që paratë e ekonomisë kriminale të depërtojnë në ekonominë formale.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i nismës, sipas Muços, është marrëveshja me bizneset që parashikojnë rritje të të ardhurave mbi 18% në vitin pasardhës, çka i nxit ato të rrisin deklarimet dhe investimet.

Sipas ekspertit, ndërsa paqja fiskale mund të ndihmojë në formalizimin e ekonomisë, ajo duhet të shoqërohet me mekanizma të fortë kontrolli për të shmangur abuzimet dhe ndikimin e kapitalit kriminal në treg.

INTERVISTA E PLOTË:

Sot, Kryeministri Rama tha se paqja fiskale është një nismë që lehtëson qindra biznese. Një opinion i përgjithshëm për paqen fiskale?

Muço: Kjo nismë ndahet në dy faza ose përmban dy nënçështje brenda saj. Aspekti i parë është falja e gjobave të prapambetura për detyrimet. Detyrimet që i përkasin periudhës para vitit 2014 bëhen zero, ndërsa për ato pas vitit 2014 ka një sërë aspektesh me pagesa që shkojnë deri në 5% si taksë.

Qeveria thotë se kjo paqe fiskale rrit formalizimin. Çfarë mendoni?

Muço: Rishikimi i bilanceve të tre viteve të fundit u jep mundësi bizneseve që të deklarojnë atë që kanë fshehur në të kaluarën, pra informalitetin. Megjithatë, ekziston aspekti negativ që paratë e ekonomisë kriminale mund të depërtojnë në ekonominë reale. Aspekti i dytë është marrëveshja për të gjitha ato biznese që parashikojnë të ardhura mbi 18% në vitin pasardhës, kjo stimulon biznesin që të rrisë deklarimet. Pra, nëse e shohim nga ky këndvështrim, kjo mund të ndikojë në formalizimin e ekonomisë.

Ka pasur një debat lidhur me ndryshimin që mund të ketë ndërmjet kësaj pakete të paqes fiskale dhe asaj që ka qenë objektiv i qeverisë, por që nuk u realizua, amnistia fiskale. A ka ndryshim?

Muço: Rishikimi i buxheteve të tre viteve të fundit për bizneset mbi 18 milionë lekë është diçka e ngjashme me amnistinë, sepse u jepet mundësia bizneseve të rishikojnë bilancet e tyre. Duke pasur parasysh paragjykimet që kemi për shtetin shqiptar dhe faktin që kontrollet në disa raste janë të pamundura, frika më e madhe është se paratë e gjeneruara nga krimi mund të depërtojnë në bilancet e kompanive. Kjo është ngjashmëria me amnistinë dhe kjo është ndoshta edhe kritika kryesore që vetë BE-ja apo SHBA-ja i bëjnë paqes fiskale.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
klodian muco paqja fiskale Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të Regatës Ndërkombëtare Brindisi-Vlorë

më shumë...

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti kur arrestohet Granit Pepnika, kreu i skemës së Call Center-ve

më shumë...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëve europianë, arrestohet në Dhërmi “koka” e call center-ave

më shumë...

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:26

Temperatura të larta në Belgjikë, vala e...

6:17

Marina Orikum mirëpret edicionin e 15-të të...

5:52

Mashtroi qytetarët me 50 mln euro, momenti...

5:44

Stuhi në Elbasan, era e fortë rrëzon...

5:42

E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)

5:35

Fyerjet ndaj presidentit Erdogan, arrestohet komediani Deniz...

5:34

“Ata nuk ishin atje për ne”, Trump:...

5:06

Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap...

4:47

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:31

Ditët me temperatura të larta, ja si...

4:07

Rritet sërish trafiku detar në Ngushticën strategjike

3:23

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin...

3:03

U vra në shkurt nga sulmet izraelito-amerikane,...

2:47

Njihuni me risinë e Whatsapp që po...

2:10

Grabitën me armë çiftin gjerman dhe u...

2:07

Flakët shkrumbojnë banesën në Krutje të Lushnjes

2:07

Braho: “21 janari” ende nën hetim! Kreu...

1:49

Goditet një tjetër rast mashtrimi përmes call...

1:09

Padia ndaj prokurorit Ols Dado, shtyhet gjyqi...

1:05

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • ‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: SR...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, social...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.