Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 turq në Rinas

18 Dhjetor 13:29

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë kontrolleve të detajuara të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë dhe dalin në këtë pikë kalimi kufitar, evidentuan dhe goditën një rast të tentativës për kalim të paligjshëm, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.K., 23 vjeç, C. S., 23 vjeç dhe A. S., 43 vjeç, të tre me kombësi turke, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, në dalje, shtetasi B. K., i cili do të udhëtonte në itinerarin “Tiranë-Barcelonë”, ka paraqitur pasaportë turke dhe një leje qëndrimi polake, për të cilën shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishte e falsifikuar dhe, për këtë arsye, e kaluan në vijë të dytë, për kontroll më të detajuar. Nga ekzaminimi në laborator, dokumenti (leja e qëndrimit polake) rezultoi i falsifikuar.

Si rezultat i veprimeve të kryera nga Policia e Rinasit, për verifikimin e plotë të këtij rasti, u identifikuan edhe 2 shtetasit e tjerë turq, të cilët kishin ardhur së bashku dhe e kishin mbajtur në vëzhgim shtetasin B. K.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën shtetasit C. S., një leje qëndrimi çeke, e cila pas ekzaminimit në laborator rezultoi e falsifikuar.

Ndërsa shtetasi A. S. ishte me leje qëndrimi franceze të rregullt, por në vijim të veprimeve të tjera hetimore, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjetën foto të dokumenteve të ndryshme të falsifikuara të disa shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare Rinas mbetet e angazhuar për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, menaxhimin e fluksit, si dhe për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
policia Rinas Turqit

Nga e njëjta kategori

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren. Njëra prej 15-vjeçareve lihet në “arrest shtëpie”, tjetra shtrohet në psikiatri

më shumë...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

më shumë...

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

më shumë...

Ishte duke punuar në arë me babain, hyn në lum për tu larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.