Nënë e bir humbën jetën tragjikisht këtë të diel në Maliq, nga asfiksia, pasi zjarri shkrumboi shtëpinë e tyre. Pjesëtarët e familjes Azizllari nuk mundën të dilnin në kohë nga banesa dhe, për pasojë, gjetën vdekjen.
Viktimat janë Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar. Ndërkohë, vajza e mitur 6-vjeçare është në gjendje kritike për jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Fqinja e tyre, Benereta Pashollari, zbuloi për Vizon Plus se si ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo tha se fëmijët kanë trazuar zjarrin dhe, për pasojë, ka marrë flakë sfungjeri i dyshekut të shtëpisë.
Fqinja theksoi se familja Azizllari nuk kishte mundësi të mira ekonomike dhe se dy fëmijët ishin me aftësi të kufizuara.
Benereta Pashollari: Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj, plus që merrnin edhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim: Laji, shpëlaji. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Nuk i binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.
Unë për momentin nuk isha, por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazuan zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë, kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht, se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli edhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.
/vizionplus.tv








