Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Europian, ku nuk ka munguar edhe një episod me nota humori, siç ndodh shpesh gjatë ndërveprimeve të tij me liderët ndërkombëtarë.
Gjatë një momenti informal, Rama ironizoi në mënyrë humoristike një nga gafat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, duke deklaruar se kishte ndalur një “luftë mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”.
Duke iu drejtuar presidentit francez Emmanuel Macron, Rama tha me ironi:
View this post on Instagram
Deklarata u prit me të qeshura nga të pranishmit, duke e kthyer momentin në një episod të lehtë mes diskutimeve serioze të samitit.
Trump kishte pretenduar disa herë se kishte ndërmjetësuar në fundin e një konflikti mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, kur në fakt bëhej fjalë për konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë , dy vende me një histori të gjatë përplasjesh në rajonin e Nagorno-Karabakut.
/vizionplus.tv





