Investimet e huaja direkte vijojnë të rriten në Shqipëri. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp me temë: “Stabilitet dhe Zhvillim përmes Ekonomisë dhe Inovacionit”, deklaroi se investimet e huaja kanë arritur në 759 milionë euro, duke u rritur me 8 mln euro në krahasim me 6 mujorin e parë të 2024.
Italia dhe Holanda mbeten ndër investitorët kryesorë, ndërsa rritje kanë shënuar edhe investimet nga Austria dhe Kosova. Fluksi i investimeve është përqendruar kryesisht në pasuri të paluajtshme, sektorët financiarë dhe të sigurimit, si dhe në industrinë nxjerrëse, energji, ujë dhe gaz. Rreth 50% e fitimeve riinvestohen në vend, një tregues i qartë i besimit të lartë të investitorëve të huaj në ekonominë shqiptare.
Ibrahimaj: Investimet e huaja direkte kanë patur ecuri pozitive në vitet e fundit. Në tre mujorin e dytë kanë arritur në nivelin 759 mln euro duke u rritur me 8 mln euro në krahasim me 6 mujorin e parë të 2024. Fluksi investimeve vijon të jetë i lartë nga vende si Italia dhe Holanda, që kanë investuar në vendin tonë historikisht, por gjatë 6 mujorit të fundit kemi patur investime edhe nga vende si Austria apo Kosova.
Fluksi është rritur në pasuri të paluajtshme, në aktivitete financiare dhe të sigurimit. Industria nxjerrëseve vijon të tërheqë investitorë të huaj, tregtia po ashtu energjia, uji dhe gazi.
Në fluksin e lartë të investimeve rreth 50 % të fitimeve riinvestohen në vend, që flet për besimin e tyre në vendin tonë. Investimet ndikojnë në kërkesën e përgjithshme, zhvillimet ekonomike, modernizimin e ekonomisë, rritjen e produktivitet, etj./vizionplus.tv





