Një servisi në Fushë Krujë i është vendosur një sasi lëndë plasëse gjatë natës.
Ka qenë vetë pronari i biznesit Alfred Gurra, i cili ka njoftuar policinë pasi ka parë dëmtimin në qepenin e servisit.
Alfred Gurra ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe se nuk ka dijeni se kush mund të fshihet pas ngjarjes.
Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa do të kwqyren edhe kamerat në zonë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./vizionplus.tv





