Një atmosferë ndryshe i pret fëmijët e kryeqytetit në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku është vënë në skenë premiera më e re për moshat e vogla, “Fundjava Magjike”.
Shfaqja vjen nën regjinë e Kleard Gërmenjit, duke sjellë një udhëtim plot fantazi, humor dhe emocione, që i fton fëmijët të besojnë te forca e imagjinatës dhe familjes.
“Unë desha të ndalesha vetëm te familja, dhe për këtë arsye nuk është se e kam zhvilluar shumë background-in e personazheve të tjerë. sepse dua që dhe ata prindër që vijnë për të parë shfaqjen, të kuptojë që të gjithë ne kemi në dorë të ardhmen e fëmijës”, shpreher regjisori Kleard Gërmenjit.
Rolin kryesor e mban aktorja Fabiana Proi, e cila me energjinë dhe lojën e saj arrin të mbajë të vegjlit të përfshirë nga fillimi deri në fund.
“Amelia, personazhi që unë luaj është një vajzë që fokusin e ka vendosur te bota virtuale, liket, pëlqimet në rrjetet sociale, dhe gjatë shfaqjes ajo kupton që është familja, janë lojërat ato që i mungojnë duke e bërë të gjej dhe zemrën e saj”, tha aktorja Fabiana Proi.
Me një skenografi ngjyrash të gjalla dhe muzikë ritmike që i jep jetë botës së krijuar në skenë, “Fundjava Magjike” nuk është thjesht një shfaqje argëtuese, por edhe një rrëfim mbi të gjitha me një mesazh edukues.
“Kjo shfaqje vjen kaq natyrshëm për fëmijët dhe reflektohet klur ata bien në qetësi për të dëgjuar tekstin”, Adriana Tolka, aktore.
“Interaktaksioni është shuam i rëndësishëm në shfaqjet me fëmijë, në sa kemi kuptuar dhe sa kemi parë, për ti bërë ata që vëmendja e tyre të jetë te ne krahas tekstit dhe argëtimit, të mund të kuptojnë mesazhin që ka kjo vepër” , Klodiana Çelmeta.
Pas shfaqjes emocionet më të forta i përjetojnë vogëlushët që bëhen pjesë e saj.
“Shfaqja ishte shumë e bukur sepse fliste për dashurinë e tre miqve që u njohën me njëri-tjetrin dhe kuptuan se dashuria është gjëja më e bukur dhe të sjell gjithë forcat”, fëmijët.
Ky prodhim i Teatrit Eksperimental do të vijojë të jepet edhe në fundjavat në vijim, duke u shndërruar në një takim të veçantë të vogëlushëve me teatrin.
/vizionplus.tv





