E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Colturi e dyta në Botëror! Tjetër podium për skiatoren kuqezi në garën e Austrisë

 Lara Colturi koleksionoi një tjetër rezultat fantastik në garat e Kupës së Botës. Në Austri, në garën e tretë të këtij sezoni, Colturi u rendit e dyta, vetëm pas legjendës amerikane Mikaela Shiffrin.

Slallomi special nuk është ndër disiplinat e preferuara të skiatores kuqezi, mirëpo Colturi bëri një zbritje të mrekullueshme, duke koleksionuar podiumin e dytë në tre garat e zhvilluara deri tani, rezultat të cilin e kishte arritur edhe në Finlandë pak javë më parë.

Reklamë

Ajo përfundoi garën për 1 minutë, 49 sekonda e 34 të qindtat.

Skiatorja e Shqipërisë kishte një kohë 1.23 sekonda më të dobët vetëm në raport me kampionen amerikane Mikaela Shiffrin. Interesant është fakti që edhe në sezonin e kaluar Colturi në këtë garë u rendit e dyta pas Shiffrin.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë