Subscribe

Zgjedhjet afrojnë dhe numri i qytetarëve me dokumente të pavlefshme identifikimi rritet.

Dy muaj nga parlamentaret e Prillit, raporton Vizion Plus, janë 932 mijë shqiptarë që nuk zotërojnë një pasaportë apo kartë identiteti të vlefshme për të ushtruar të drejtën e votës.

Të gjendur në një situatë, kur numri i qytetarëve me dokumente identifikimi të skaduara është tejet i lartë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i të njëjtit qëndrim me Partinë Demokratike, të shtyhet afati.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

KQZ do t’i adresojë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë që të shtyhet afati i vlefshmërisë së këtyre dokumenteve të identifikimit, të paktën deri më 30 Prill.

 

Debatit të lindur mes partive politike për identifikimin e kandidatëve për deputet me emra dhe jo me numra në fletën e votimit, kryekomisioneri shtetëror i zgjedhjeve vlerëson:

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

E mira do të ishte që në fletët e votimit të ishte edhe emri i kandidatëve, por kjo varet nga numri i subjekteve zgjedhorë, të cilët do të jenë në fletën e votimit. Unë shpresoj që partitë politike ta qasin në mënyrë realiste këtë si çështje sepse është një çështje që i prek të gjithë njësoj. Unë besoj se do ta gjejmë konsensusin.

 

Me dorëzimin e tre koalicioneve dhe me nisjen e shqyrtimit të tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nëse subjektet politike pjesë të koalicioneve do të jenë të identifikueshme në fletën e votimit.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Emri dhe sigla e koalicionit sido që të jetë, KQZ është e detyruar ta respektojë ashtu siç të interesuarit e kanë prezantuar. Ne nuk kemi asnjë lloj atributi që qoftë edhe për arsye logjike teknike t’i themi atyre që kanë adresuar kërkesën për koalicion që ky emër nuk është i përshtatshëm për madhësinë e fletës së votimit.

 

Pas takimeve të njëpasnjëshme me ambasadoren amerikane Yuri Kim, qëndrimeve të diplomates për mos-pjesëmarrje të Tom Doshit në zgjedhje sepse i është i korruptuar, përgjigjja e Ilirjan Celibashit nëse dupeteti i social-demokratëve do të rikandidojë, është:

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Do të duhet të presim datën 8 dhe të presim se cilët do të jenë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e datës 25 Prill. Ajo çfarë unë mund ta them me siguri të plotë, KQZ do të ketë gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti qoftë ky i evidentuar publikisht ose jo i tillë për të pasur në fund një vendimarrje tërësisht në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor, në mënyrë kategorike.

 

Për mundësimin e votës së emigrantëve, javën e ardhshme Komisioni Rregullator do të bëj vendimarrjen e parë për regjistrimin e tyre. Deri më tani adresat e sakta në regjistrin kombëtar të gjendjes civile i kanë deklaruar mbi 3 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *