Subscribe

Ish-deputeti Halit Valteri ka paditur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Presidentin e vendit, Ilir Meta.

 

Kallëzimi erdhi pas publikimit të një shkrimi në mediat austriake, ku u pretendua se kreu i shtetit ka paguar afro 700 mijë dollarë për lobim në Shtetet e bashkuara te Amerikes.

 

Pas dorëzimit të padisë, në një prononcim për mediat, Valteri tha se ka prova që sipas tij tregojnë se Meta ka përfituar para përmes korrupsionit dhe më pas i ka përdorur për lobim.

 

Ish-ligjvënësi shtoi se provat janë siguruar nga një gazetar i huaj, emrin e të cilit ai nuk e tregoi.

 

Valteri shtoi se janë paditur gjithashtu kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo.

 

HALIT VALTERI

ISH-DEPUTET

Janë paguar qindra mijë euro për lobim. Artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj.

Në muajin maj, gazeta austriake “Kronen Zeitung” publikoi një shkrim në të cilin thuhej se Meta kishte paguar 700 mijë dollarë për të lobuar përmes një kompanie nga Qipro për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

 

Ndër të tjera në këtë shkrim u ngritën edhe pikëpyetje për shpenzime të tjera të çiftit Meta-Kryemadhi, si dhe operacionet e ndryshme të estetikës të kryetares së LSI-së.

Por publikimit të shkrimit, Presidenti i mohoi akuzat, duke thënë se ato ishin të pavërteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *