E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

7 orë në “luftë” me dallgët dhe erën/ 160 pasagjerët e bllokuar mbërrijnë në port

Pas rreth 7 orësh në det në kushte ekstremisht të vështira, trageti i linjës Brindisi-Vlorë më në fund është ankoruar pranë kalatës së Portit të Vlorës.

 

Reklamë

Rreth 160 pasagjerë kanë qëndruar kështu për orë të tëra në tragetin e vendosur në Radë për shkak të erës së fortë dhe dallgëve me forcë rreth 7-8 ballë, në shpejtësinë e erës 15 m/sec.

 

Pasagjerët në target ishin të moshuar dhe fëmijë, të cilët kanë ndjerë peshën e lodhjes dhe vështirësisë së qëndrimit në traget në mes të dallgëve në det. Mjetet e tyre janë dëmtuar nga situata e krijuar dhe përplasja e tragetit me dallgët e fuqishme të detit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë