E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

600 vende të lira pune në Korçë

Kjo është Pranvera Tahirllari një e papune që herë pas here troket në zyrën e punësimit në Korçë. Ka mbaruar Fakultetin e Bujqësisë dhe disa kurse kualifikimi, megjithatë përsëri ka hasur vështirësi. Ajo tregon se zyra e punës i ka ofruar dy mundësi, punësimin në fabrikat e përpunimit të ullirit dhe atë të kërmillit, të cilat thotë se i ka refuzuar për arsye shëndetësore. Ndërkohë rroga bazë në këto ndërmarrje arrin në 220 mijë lekë të vjetra.
Jashtë kamerave zyrtare te zyre rajonale thonë se në Korçë janë 600 vende të lira pune, përfshi këtu edhe ato ne institucionet shtetërore, por edhe bizneset. Sipas zyrtarëve ka raste që sipërmarrjet private, por dhe ndërmarrjet shtetërore nuk kërkojnë ndihmë për punëkërkues, pasi duke shfrytëzuar hapësirat ligjore i plotësojnë vete vendet bosh.

Më shumë video

Reklamë