6 viktima dhe 205 të infektuar me COVID u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Personat që kanë ndërruar jetë ishin 5 nga Shkupi dhe 1 nga Gostivari, ndërsa i përkisnin moshës mes 62 dhe 80 vjeç.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është në Shkup, 63 raste, në Sveti Nikollë 29 dhe në Gostivar 23. Ndërsa ka regjistruar 336 persona të shëruar, shifër kjo më e larta sa i përket të shëruarve brenda një dite.

Në total, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 368.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *