Subscribe

Nga data 1 nëntor deri në 16 dhjetor çdo fermer që ka një plan biznesi dhe kërkon financim mund të aplikojë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian. Thirrja e dytë për këtë program kap shifrën e 57 milion eurove që do të përfitohen nga bizneset që operojnë në zonat rurale. Por kush ka të drejtë te aplikojë për këto fonde?

 

Të gjithë fermerët si dhe ato biznese që operojnë në zonat rurale kanë të drejtë të aplikojnë. Sektorët që do të mbështeten janë investimet në ferma si dhe industria përpunuese.-thotë Grigor Gjeci, drejtor i IPARD në ministrinë e bujqësisë.

 

Në total fondet e Bashkimit Europian që do të përfitohen deri në 2023 arrijnë në 94 milion euro, një fakt ky i cili do të japë një impakt më të madh në bujqësi për vitet në vijim

 

Skemat e kompensimit arrijnë nga 50 deri ne 60% të investimit. Ndërsa për ato që shtrihen në zonat rurale financimi arrin deri në 70%. Me këtë mbështetje të IPARDIT që arrin në total në 94 mln euro, bujqësia si sektor pritet të marrë një hov të madh.

 

Ndërkohë ata fermerë që janë skualifikuar nga aplikimet e para kanë të drejtën për të aplikuar sërish në këtë thirrje të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *