Subscribe

54-vjeçari që u plagos këtë të shtunë në Shkodër me armë zjarri është Nikolin Hubaj, ish-kryetar i PS-së për Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në afersi të Shkollës Pyjrore.

 

Mësohet se Hubaj, i cili aktualisht punonjës te burimet njerëzore në hidrcentralin e Komanit, ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e disa plumbave që janë shkrepur ndaj tij.

 

Sipas njoftimit të policisë, Hubaj ndodhet jashtë rrrezikut për jetën.

 

Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, por policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *