Policia e Shtetit së shpejti do të mirëpresë 500 punonjës të rinj.

Hapjen e garës e njoftoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një takimi që pati me kryebashkiakët e Sarandës, Delvinës, Himarës, Finiqite Konispolit, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik.

Lleshaj tha se organika e Policisë së Shtetit do të pësojë ndryshime. Ai bëri thirrje që të aplikojnë edhe minoritarët.


“Qeveria është tashmë në procesin e miratimit të një shtese të re në numrin e Policisë së Shtetit, Kryeministri ka dhënë miratimin e tij. Së shpejti presim të shtojmë një numër të ri mbi 500 punonjës policie. Nga ana tjetër po punojmë mbi mënyrën se si i shpërndajmë kapacitetet e policisë, burimet njerëzore dhe teknike të saj. Duke synuar që policinë ta spostojmë drejt bazës, drejt komisariateve, duke ulur numrin e punonjësve që kryejnë shërbim në strukturat vendore apo qëndrorë për të mbërritur tek strukturat lokale. Do të shohim edhe zonat minoritare, dhe këtu gjej rastin të theksoj nevojën që kemi për përfshirje të punonjësve të policisë nga këto komunitete. Kemi nevojë për të rekrutuar djem dhe vajza të rinj nga minoritetet në Policinë e Shtetit. Për t’i lënë në këtë mënyrë që të kryejnë shërbim po pranë komuniteteve prej nga vinë. Në mënyrë që të arrijmë një preformancë më të lartë të policisë në këto zona.”

Duke u ndalur tek Saranda si zonë turistike, ministri tha se një shqetësim aty mbeten vjedhjet gjatë sezonit.

Për këtë arsye ai kërkoi nga vartësit që të kenë një vëmendje më të shtuar në këtë drejtim dhe tek siguria rrugore. Sandër Lleshaj gjithashtu shtoi se do të ketë edhe aksione të IKMT për të mos lejuar asnjë objekt pa leje përgjatë vijës bregdetare.

“Sa i përket vijës bregdetare, këtu do të adresohet vëmendja e shtuar e Policisë, IKMT, strukturave vendore në mënyrë që të mos cenohet më tej. Nuk mund të lejojmë që të vendoset një gur apo një tullë pa leje në këtë vijë bregdetare. Prekja e konfiguracionit natyror të vijës bregdetare është e papranueshme, në çdo aspekt. Policia do të ketë detyra të shtuara edhe në kontekstin e sigurisë dhe do të shtohen kontrollet sa i përket respektimit të parametrave e standardeve në plazhe, nga ana e operatorëve turistikë. Policia dhe ajo e Kufirit veçanërisht, do të fokusojnë vëmendjen për të shtuar prezencën në patrullim, në ujë, në bregdet, në pikat turistike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *