Detaje të reja në lidhje me operacionin e Policisë së Tiranës, në të cilin u arrestua menaxheri i një qendre masazhi. I arrestuar në flagrancë është 35-vjeçari Fatjon Hyka qe akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”. Qendra e masazhit në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit “Petro Ninit”, pranë sheshit Ëillson.

Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë nga mosha 20 deri në 30 vjeçe.

 

Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

 

Hetimet në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm për shfrytëzim prostitucioni kanë filluar prej disa muajsh dhe janë finalizuar me arrestimin e menaxherit. Biznese të tilla të qendrave të masazhit janë kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit.

 

Edhe disa muaj më parë policia kreu dy operacione në dy zona të ndryshme të Tiranës ku në pranga u vunë menaxherë të qendrave që kanë ofruar shërbime ekstra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *