Dita e enjte ka shënuar “rekord” infektimesh në qarkun e Beratit,që prej fillimit të pandemise Covid-19. 47 raste të infektuarish janë konfirmuar sot në qytetet: Berat,Kuçovë dhe Skrapar.

 

Infektimet janë regjistruar jo vetëm mes familjarëve që kanë qënë kontakte të rasteve të mëparshme por edhe në institucione,shkolla,banka,polici,biznese etj. 3 mësuese,një në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat,1 në shkollën 9-vjeçare në fshatin Lapardha dhe 1 në shkollën 9-vjeçare “5 Maji” në Urë-Vajgurore janë konfirmuar sot “pozitive” me SarsCov-2.

 

Mësueset janë karantinuar,ndërkohë që klasat ku ato jepnin mësim janë mbyllur dhe shkollat janë dezinfektuar. Një tjetër punonjës i bashkisë Dimal ka rezultuar i infektuar me Coronavirus. Ai punonte në të njëjtin sektor me të infekruarin e 4 ditëve më parë dhe ishte në karantinë,në pritje të përgjigjes së ramponit. Infektime janë regjistruar sot edhe në OSHE dhe bankë private në Berat,ku janë konfirmuar “pozitiv” 2 punonjës.

 

Covid-19 është futur sërish edhe mes radhëve të policisë,një inspektor në Komisariatin e Policisë Skrapar ka rezultuar sot i prekur me Coronavirus.

 

Mësohet se inspektori është në një stad të rënduar të sëmundjes dhe ndodhet prej 3-ditësh në Repartin e Karantinës Covid në Spitalin Rajonal të Beratit. Edhe në bare e lokale janë regjistruar të infektuar mes radhëve të personelit.

 

Pas infektimit të dy kamarierëve në një lokal një javë më parë,sot një sanitare në një Bar-hotel brenda qytetit të Beratit ka rezultuar “pozitive” me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *