Numri I viktimave në Itali në 24 orët e fundit ka rënë ndjeshëm në raport me ditën e martë. 437 paciente kanë humbur jetën këtë të mërkurë ose 103 më pak sesa një ditë më parë.

Tashmë numri I përgjithshëm I të vdekurve në këtë vend ka shkuar kuotën 25 mijë.

Por nëse tek viktimat ka lajme të mira, ndryshe mund të thuhet për shifrën e ë prekurve të rinj.

Në 24 orët e fundit ka një rritje të konsiderueshme të pacienteve pozitiv që janë evidentuar në mbarë vendin.

Janë 3370 persona q ëkanë rezultuar pozitiv këtë të nërkurë nga 63 mijë teste që janë kryer gjithsej. Për fat të keq Lombardia ka shifra negative tek pacientet e rinj me 1161 raste të reja.

Shumë pozitiv edhe rekordi I ri tek të shëruarit të cilët janë thuajse 3 mijë në vetëm 24 orë.

87 vende me shumë në terapi intensive kemi këtë të mërkurë si dhe 329 shtreter më shumë në pavione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *