Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” 4 qytetarë nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar 117 të tjerë, nga 507 testime.

Viktimat ishin një 84-vjeçare nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera, si dhe një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 58 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 8 në Kukës, nga 7 raste në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Vlorë, Divjakë, nga 2 raste në Fier, Has, Klos, dhe nga 1 rast në Kurbin, Lezhë, Kavajë, Lushnje, Mat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë.”

Po ashtu, orët e fundit janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar në 2789, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1111
Durrës 245
Shkodër 202
Vlorë 102
Lezhë 81
Fier 76
Korçë 71
Elbasan 48
Kukës 52
Berat 29
Gjirokastër 22
Dibër 21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *