Subscribe

4 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë regjistruar 132 raste pozitive, nga 817 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me COVID një 66-vjeçare nga Kukësi, një 69-vjeçar nga Kurbini, një 70-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Tirana.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

“Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 24 raste në Tiranë, 15 në Gjirokastër, nga 10 raste në Korçë, Elbasan, nga 8 raste në Krujë, Lezhë, nga 7 raste në Shkodër, Durrës, nga 6 raste në Kukës, Berat, nga 5 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Has, Pustec, nga 2 raste në Kavajë, Pukë, Tropojë, Pogradec, Bulqizë, nga 1 rast në Lushnje, Vlorë, Kamëz, Mat, Maliq.”

Po ashtu, orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar në 6788 numrin e pacientëve që arritën ta fitonin betejën, që prej fillimit të epidemisë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2380

Durrës                     533

Shkodër                  373

Lezhë                     278

Elbasan                 264

Korçë                    225

Fier                       213

Vlorë                     182

Kukës                    144

Berat                       99

Gjirokastër             63

Dibër                     59

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *