Subscribe

Katër persona humbën jetën ndërsa tre të tjerë u plagosën në një aksident të trefishtë në aksin Elbasan-Peqin të ndodhur pasditen e kësaj të hëne rreth orës 15:00.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Papër ku makina u përplasën me njëra-tjetrën.

 

Nga aksidenti njëra prej makinave përfundoi në kanal, ndërsa viktimat ishin të gjitha gra.

 

Viktimat ndodheshin të gjitha në makinën me drejtues Gëzim Kotorrin, ndërsa mësohet se ato po ktheheshin nga një ceremoni mortore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *