Të paktën 38 njerëz kanë ndërruar jetë në Punjab, Indi, për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike të falsifikuara.

Sipas mediave vendase, deri më tani regjistrohen 38 njerëz që kanë vdekur në tre ditët e fundit si rezultat i konsumimit të pijeve alkoolike të falsifikuara në zonat Amritsar, Gurdaspur dhe Tarn Taran. Ndërkohë, Policia dyshon se numri i viktimave mund të rritet.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve edhe një grua, ndërsa ka nisur procesi i mbylljes së qendrave të paligjshme të prodhimit të alkoolit në të gjithë vendin.

Sheela Devi u shpreh se djali i saj 24-vjeçar, Bhupinder Singh ra pa ndjenja disa orë pasi e bleu pijen alkolike nga një dyqan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *