349 viktima të tjera janë shënuar në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit.

Sipas buletinit të kësaj të hëne numri total i personave të infektuar në vendin fqinjë ka shkuar në 23 mijë e 73 persona me një rritje prej 2470 rastesh. Fakti I vetëm me të cilën mund të ngushëllohen autoritetet italiane është se numri I të prekurve në këto 24 orë është më I vogël në raport me atë që u bë publike një ditë më parë. Ndërkohë numri i viktimave në total në mbarë vendin ka shkuar në 2158.

Mesatarja e viktimave në dy ditët e fundit ka qënë pak a shumë e njëjtë, me një diference të vogël mes të dielës dhe të hënës.

Nëse të dielen humben jetën 364 persona, këtë të hënë ka pasur 349 viktima.

Ndërkohe numri I personave të shëruar shkoi në 2749, 414 më shumë në raport me ditën e dielë.

Nëse bëjmë një llogari dhe bëhmë bashkë të infektuarit actual, viktimat dhe ata që janë shëruar, mund të themi që në total nga dita e parë e deri më sot në Itali kanë qënë 27 mijë e 980 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *