Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes për të përballuar epideminë.

 

Nëprmjet një postimi në “Facebook”, Manastriliu njoftoi se përmes bashkëpunimit me universitetet rasjonale ka nisur edhe trajnimi i profesionistëve të shëndetit.

 

“Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit. 3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate. Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur trajnimi i profesionistëve të shëndetit”, tha ministrja.

 

Pak më herët, Ogerta Manastirliu ka vizituar edhe ambientet e Spitalit të Traumës, aty ku u transferua edhe shërbimi i kirurgjisë së urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *