Një 26-vjeçar shqiptar nga Kosova ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje në Bronx, pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte u përplas me një shtyllë në autostradë.

 

Mësohet se viktima, i identifikuar si Kreshnik Kajtazi, po drejtonte automjetin Mercedes Benz ML320 me shpejtësi të madhe. Ai ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar semaforët në kohën kur ishte ndezur drita e kuqe.

 

Ambulanca dhe policia mbërrit në vendngjarje, por për fatin e keq 26-vjeçari humbi jetën në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *