Shifrat e regjistrimit të mjeteve tregojnë se një në dy shqiptarë është posedues i një makine.
Por të dhënat konfirmojë gjithashtu se 25% e tyre nuk paguajnë taksat vjetore dhe nuk kryejnë kontrollin teknik. Ndërsa borxhi ndër vite përllogaritet në 17 miliard lekë.
“Në këtë muaj Qershori të dhënat e përpunuara tregojnë se 256 mijë mjete nuk paguajnë detyrimet pranë drejtorisë së shërbimit dhe transportit rrugorë. Cdo debitor ne e njofotjmë nepërmjër e-Albania. Ndërkohë që jemi gati me një bankë që të ofrojnë pagesën e dyrimeve on line”, tha Arben Progni.
Tatimet kanë njoftuar se debitorët do të jenë në lupën e tyre, por mbetet për tu parë se si do të evidentohen borxhlinjtë. Një pjesë e makinave janë mjete të cilat nuk janë në qarkullim, por që poseduesit nuk kanë kryer çregjistrimin.
Drejtoria e Transportit Rrugorë thotë se ka procedura për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, me qëllim pezullimin e detyrimeve.
“Cilido individ që ka në plan që për një periudhë kohe të mos e përdorë mjetin, ai ka të drejtë të aplikojë për çregjistrim të përkohshëm. Kjo procedurë parashikon që të stopohen detyrimet e përllogaritura për aq kohë sa mjeti nuk qarkullon. Por ky çregjistrim kërkon që makina të mos ketë detyrime të papaguara”, sqaroi Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjetit në DPSHTRR.
Çregjistrimi i përkohshëm lidhet edhe me emigrantët të cilët janë posedues të një mjeti, por që nuk e përdorin gjatë gjithë vitit. Ndërkohë për çregjistrim i përhershëm kërkon që mjeti të paguajë të gjithë detyrimet.
/vizionplus.tv