Subscribe

Shqiptarët e njohën Marcel Prustin rreth 30 vjet më parë. Ata që kishin studiuar në Francë, e sollën veprën e tij me valixhet, që më shumë se veshje mbanin libra. Në shqip Prusti feston sot 20-vjetorin. Ndaj edhe Biblioteka Kombëtare bëri bashkë në një forum përkthyesit dhe studiuesit e tij. “Kur dashuronte Suani” i këtij kolosi të letërsisë moderne erdhi në shqip në vitin 1996 nga përkthyesi Edmond Tupja. Edhe pse për një lexues të stërvitur, profesori i letërsisë së huaj moderne në Universitetin e Tiranës, Agron Tufa, pohon se ende konsiderohet guxim nga studentët leximi kritik i kësaj vepre, e cila këto 20 vjet ka qenë i vetmi oaz që na përcillte artin e Prustit në shqip. Por, ky vit shënon edhe përkthimin e një tjetër vepre të Prustit. Romani “Robinja” do ta kthente edhe përkthyesen Edit Dibra në një robinjë të shkrimtarit francez. Pas forumit mbi Umberto Econ ky është eventi i dytë i këtij lloji që mbërrin në Bibliotekën Kombëtare. Të tilla takime letrare, sipas drejtoreshës së këtij institucioni do të kthehen në traditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *