Autoritetet italiane raportuan këtë të hënë 349 të vdekur më shumë nga koronavirusi i cili deri më tani i ka marrë jetën 2158 personave dhe ka infektuar rreth 28 mijë të tjerë.

Kreu i emergjëncës civile, Angelo Borrelli bëri të ditur se situate më e vështirë është në zonën e Lombardisë.

Qeveria italiane ka shtuar masat urgjente duke vënë në zbatim paketen  “Shpëto ekonominë” me një fond mbi 20 miliardë euro. Kjo shume parash do te vije ne  ndihme te familjeve italiane, sipërmarrjeve, punonjësve publikë e privatë e sistemit shëndetësor.

Goditjen me te madhe ekonomike e pane pesuar  sektoret si turizmi, transporti, edukimi, e prodhimi vendas.

Nder masat e para parashikohet pezullimi i taksave e sigurimeve shoqërore deri më 31 maj me mundësi shlyerje me këste e pa interes pas kësaj date. Gjithashtu pezullohen këstet e kredive për ata që kanë blerë shtëpi për herë të parë.

Një fond prej 50 milionë euro i vihet në dispozicion bizneseve për blerjen e maskave e të dorezave për garancinë e sigurisë shëndetësore të punonjësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *