Ka shkuar në 1,441 numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali dhe 17,750 të infektuar.

 

Të dhënat u konfirmuan nga kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli, i cili tha se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 175 viktima. Ndërkohë, në total, janë 1,966 që janë përmirësuar.

 

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio u shpreh se po punohet edhe për mijëra italianë në mbarë botën të bllokuar jashtë vendit dhe që dëshirojnë të kthehen në shtëpi sa më parë të jetë e mundur.

 

Luigi Di Maio tha se: “Shpresojmë të gjejmë të gjitha zgjidhjet sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar udhëtimin me autobus dhe me anije”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *