Këtë të premte në Shqipëri u konfirmuan 161 raste të reja me koronavirus. Genta Qirjako tha për mediat se ata janë zbuluar mes 875 personave që dyshoheshin si të infektuar, duke e çuar kështu totalin në 11.021.

 

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.”

 

Në orët e fundit humbën jetën për shkak të virusit edhe tre të moshuar të tjerë. Gjithsej, numri i viktimave në Shqipëri shkon kështu në 327.

 

“Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.”

 

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Numri i personave të shëruar për këtë të premte është 97, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.443.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *