Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 24 vjeçar, pasi është kapur me 12.4 kg cannabis sativa.

 

“Ferma” ka bërë të mundur kapjen e të riut të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.

 

Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të fshatit Llakatund të Vlorës, është bërë i mundur kapja e 24-vjeçarit R. R.

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *