Subscribe

Kur nga Kuvendi i 11 dhjetorit na ndajnë vetëm 10 ditë, ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani sqaron rrugën nëpër të cilën do të ecë Partia Demokratike pas këtij momenti.

 

Nga Korça, Ristani tha se në Kuvend do të miratohen ndryshimet në statut, të cilat do të depozitohen në gjykatë; do të analizohen veprimet e kreut të PD Basha, e do t’i hapet rrugë referendumit në parti, duke theksuar se 11 dhjetori është vetëm fillimi.

 

 

ARBEN RISTANI

 

ISH-SEKRETAR I PERGJITHSHEM, PD

 

“Ky kuvend nuk do ta mbyllë këtë proces por do ta hapë atë. Pas kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD, dhe zgjedhje të kryetarit të PD me sistemin një anëtar një votë. Thashë kjo mbetet në vullnetin e anëtarëve të Pd. Ndërkohë zoti Berisha është tërësisht i lirë në vullnetin e tij, për të ofruar punën e tij dhe mundësitë e tij për PD.”

 

 

Sipas Ristanit i vetmi kuvend i PD është ai i 11 dhjetorit, duke goditur legjitimitetin e Kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha një javë më vonë.

 

 

“Nuk do të ketë në 18 një kuvend, të paktën jo një kuvend shumice. Do të ishte në nder dhe të pakicës të vinte në kuvendin e shumicës, të kishte mundësinë të verifikonte mbledhjen e shumicës dhe në këtë mënyrë të shkonim të gjithë drejt një procesi të rregullt e të pranuar nga të gjithë.”

 

 

Ndërsa mbështetësit e Berishës po përcaktojnë detajet e fundit për procesin e verifikimit të delegatëve apo ndryshimet statutore, në selinë e PD përfaqësuesit e dy degëve, 9 dhe Paskuqani, kanë lexuar emrat e firmëtarëve pro 11 dhjetorit, duke theksuar se shumica e delegatëve mbështesin Sali Berishën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *