Policia e Korçës ka vënë në pranga Petre Mitre, 27 vjeç dhe dy shtetas të tjerë me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

 

Të arrestuarit për shpërdorim detyre janë Gentian Keco, 34 vjeç dhe Hektor Marino, 39 vjeç, banues në Korçë.

 

Sipas policisë, Mitre u kap me mjetin tip “Volkswagen” me targa CB3291MK, brenda të cilit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 ton fasule, sasi e dyshuar si kontrabadë.

 

Ndërkohë dyshohet se dy doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa i’u nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *